Zaev, Dimitrov dhe Ademi në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të në Nju-Jork

Kryeministri Zoran Zaev deri më 23 shtator do të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit mbahet për të 72-tën herë me radhë, në selinë e Organizatës botërore në Nju-Jork.

Zaev gjatë vizitës së punës në KB dhe SHBA, është i shoqëruar nga shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol, i angazhuar për Diasporën, Edemond Ademi.

Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të Asamblesë së përgjithshme më 19 shtator dhe do të ketë fjalim në plenumin e debatit të përgjithshëm më 22 shtator.

Është paraparë që Zaev të ketë fjalim në konferencën tematike “Partneritet i hapur qeveritar”, dhe të marrë pjesë në punën dhe panelet e tjera tematike gjatë këtij takimi botëror të presidentëve të shteteve dhe shefave të qeverive, me të cilët do të kryesojnë presidenti i Francës Emanuel Makron, nënpresidenti i SHBA-së Majk Pens, ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson dhe ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, kryetari i Qeverisë do të ketë takim pune me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe shumë takime tjera bilaterale, midis të cilave edhe me kryeministren e Norvegjisë dhe kryeministrat e Maltës dhe të Belgjikës.

Sipas agjendës së qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, kryeministri Zaev do të ketë takime edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini dhe me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Kryeministri Zaev do ta kryesojë delegacionin qeveritar edhe në shumë takime tjera për njohje dhe pritje, në të cilat marrin pjesë ose do të jenë nikoqirë presidenti i SHBA-së Donald Tramp, kryeministri i Japonisë Shinxo Abe, si dhe kryeministrat ose ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Kroacisë, Vietnamit dhe Nepalit.

Në kuadër të vizitës në Nju-Jork, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e diasporës në SHBA, me biznesmenë të SHBA-së do të flasë para Këshillit me renome për marrëdhënie të jashtme, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Forumin global të biznesit të Blumberg, në të cilin do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësuesit e kompanive më të mëdha botërorë.

Gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të KB-së, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të ketë takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së (Irlandës, Estonisë), me shefat e diplomacive të Kanadasë dhe Indonezisë si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Meksikës dhe të Departamentit amerikan të shtetit. Ministri Dimitrov do të realizojë takim edhe me Sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger dhe do të marrë pjesë në punën shumë paneleve dhe iniciativave të ndryshime në organizim të KB-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Dimitrov do të ketë takime pune edhe me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut (A5), iniciativë me të cilën këtë vit kryeson Republika e Maqedonisë.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar, ministri pa portofol i obliguar për Diasporë, Edmond Ademi, do të ketë takime me shumë organizata dhe individë nga diaspora të Republikës së Maqedonisë në SHBA, në të cilat do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor, si dhe për mbështetjen e iniciativave të ndryshme në interes të bashkatdhetarëve tanë në këtë vend. Ministri Ademi do të marrë pjesë edhe në panelet në nivel të lartë në kuadër të programit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ndërsa do të marrë pjesë në Forumin global ekonomik të Blumbergut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button