Vrasja e 16-vjeçarit në Kosovë arrestohet i dyshuari dhe një vajzë

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar në orët e mbrëmjes së të dielës dy persona, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, për t’i proceduar më tej në fazat e tjera të procesit hetimor, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull, që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci.

Sipas Express vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës. Ngjarja ndodhi ditën djeshme ku adoleshenti u vrara me katër plumba në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button