Disa pjesë të Kroacisë, BeH-së dhe Serbisë përfshihen nga moti i ligë (FOTO)

Mot i lig i përcjellë me erë të fuqishme dhe në disa vende me reshje të rrëmbyeshme sot i ka përfshirë disa pjesë të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

Siç lajmëroi portali Indeks.hr. reshjet e rrëmbyeshme që mbrëmë shkaktuan probleme në shumë rajone të Kroacisë, ndërsa në disa qytete janë regjistruar edhe vërshime në zonat më të ulëta dhe nëpër rrugë.

Невреме Блакан 2

Situata është kritike në gadishullin Istra ku është shpallur “nivel portokalli” i rrezikut, ndërsa në rajonin e Kvarner komunikacioni është në ndërprerje në disa akse rrugore të cilat janë tërësisht nën ujë.

Sipas meteorologëve në Crkvenica kanë rënë 183 litra shi në një metër katror, për çka qendra e qytetit ishte mbuluar me ujë, ndërsa janë vërshuar shumë shtëpi dhe objekte afariste.

Probleme janë regjistruar edhe në ishullin Krk, ku kanë rënë 94 litra shi në një metër katrorë.

Невреме Блакан 3

Vala e ftohtë e cila bart shi dhe erë të fuqishme nga Kroacia perëndimore lëviz drejt lindjes dhe paradite e përfshiu edhe Sllavoninë dhe pjesën më të madhe të BeH-së.

Nga paraditja, moti i lig i përcjellë me erë të fuqishme i ka përfshirë edhe pjesët perëndimore të krahinës serbe Vojvodinë. Enti republikan Hidro-meteorologjik i Serbisë shpalli paralajmërim se era e fuqishme gjatë orëve të paradites do të zgjerohet edhe në Banat, rajoni i Beogradit dhe në pjesën perëndimore të Serbisë.

Невреме Блакан 4

Siç lajmëroi Tanjug, për vetëm dhjetë minuta qielli mbi Novi Sad dhe Beograd tërësisht është errësuar dhe dhe është mbuluar me re të zeza. Në dy qytetet fryn erë shumë e fuqishme e cila “merr gjithçka para vetes”, duke përmbysur kontejnerë, duke thyer degë dhe çrrënjosur pemë.

ERHM paralajmëroi edhe në paraqitje të mundshme të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima në shumë pjesë të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button