Kërçovë, goditet me veturë një djalë 15 vjeçar: Dërgohet në Qendrën Urgjente të Shkupit

Mbrëmë rreth orës 22:25 në rrugën “11 Shtatori” të Kërçovës, ka ndodhur aksident trafiku, ku vetura “Mitsubishi” me targa të Ohrit e drejtuar nga M.C. (25) e ka goditur një këmbësor të moshës 15 vjeçare nga Kërçova, njofton Portalb.mk.

Në aksident, këmbësori ka marrë lëndime të rënda në pjesën e kokës dhe trupit, andaj me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente të Kërçovë, prej ku është transferuar në Qendrën Urgjente të Shkupit për mjekim të mëtutjeshëm. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor të Kërçovës. Nga Policia thonë se po punohet për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button