Ministri bullgar i Mrojtjes Karakaçanov: Bullgaria nuk ka problem me integritetin dhe emrin e Maqedonisë

“Bullgaria e përkrah unitetin e shtetit dhe integritetin territorial të Maqedonisë dhe është e gatshme që t’i ndihmojë për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë”, porositi ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir, Karakaçanov, pas takimit me kolegen e tij, Radmilla Shekerinska, njofton Portalb.mk.

“Këtë dua në mënyrë decite ta thekson me qëllim që të ndalohen spekulimet politike – i përkrahim unitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë. Nuk emri problem me emrin e Maqedonisë, e pranojnë vendin nën emrin kushtetues. Jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë Maqedonisë për kontestet me vendet tjera, me qëllim që përfundimisht Maqedonia të kthehet në rrugën për anëtarësim të plotë në NATO”, theksoi Karakaçanov.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske për deklaratat e disa ekspertëve bullgar të cilët kanë porositur se Maqedonia në bisedime me Greqinë duhet që të ketë kujdes se çfarë emri do të zgjedh, Karakaçanov, porositi se problem në lidhje me emrin mes dy vendeve nuk ekziston dhe se ai është problem me vendet e treta.

Në lidhje me qëndrimet e pakicave në Bullgari dhe se a do të ketë ndryshim të ideologjisë pas nënshkrimit të marrëveshjes së 1 gushti, ai tha se bëhet fjalë për temë mjaft të gjatë.

“Gjithnjë kamë vlerësuar se nuk duhet të shpiken probleme aty ku nuk ka, asi problemi Bullgaria nuk ka. Këtu jam në rolin e ministrit të Mbrojtjes. Nëse doni që të bëjmë bisedime historike do të flas si historian. Këto tema nuk janë në dobi të marrëdhënieve të dy vendeve”, tha ministri bullgari Mbrojtjes.

Karakaçanov dhe Shekerinska theksuan se në takimin e sotëm mes tjerash është realizuar edhe për ta treguar marrëveshjen bilaterale që e kanë nënshkruar dy vende, e cila siç thanë ata, nuk do të ngelet vetëm në letër.

“Ajo marrëveshje dhe ajo që ndodh pas nënshkrimit tregon se dy shtetet janë të vetëdijshme se vetëm nëpërmjet fqinjësisë së mirë rajoni jonë mund të shkojë përpara dhe të garantojmë sigurinë tonë”, tha ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Shekerinska.

Ndryshe, kjo është zita e parë zyrtare e një funksionari të lartë të Bullgarisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë më 1 gusht të këtij viti në Shkup. Karakaçanov edhe atëherë ishte pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Ai atëherë deklaroi se Bullgaria do t’i ndihmojë Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button