Tevdovski: Ekonomia ka filluar të lëvizë

Ministri i Financave, Dragan tevdovski, sot ka dhënë llogaridhënie për punën në 100 ditët e para të Qeverisë. Ai tha se qëllimi i tij ka qenë që të vendoset rend në harxhimet publike, ndërkaq reformat në sistemin e financave publike të jenë në drejtim të standardeve dhe praktikave më të mira evropiane. Sipas tij, ekonomia në vend ka filluar që të lëvizë, njofton Portalb.mk.

“Në 100 ditët e kaluara janë punuar 10 projekte të mëdha. Është bërë rebalanci i Buxhetit në të cilën janë shkurtuar harxhimet jo-produktive, është publikuar buxheti qytetar për vitin 2017, fuqishëm është ngritur niveli i transparencës fiskale, janë publikuar në mënyrë transparente obligimet për herë të parë në Maqedoni të të gjithë shfrytëzuesve buxhetor , është bërë analizë për ndarjen e të ardhurave, mirë po menaxhohet borxhi publik i trashëguar, është ulur numri i ankandeve të tregut të brendshëm nga tre deri në katër në dy muaj me norma të interesit të borxhit nga 1.5 deri në 3.8 përqind, ndërkaq janë kthyer kredi me norma interesi nga 6 përqind”, tha Tevdovski.

Ai shtoi se ka kthim jo-selektiv dhe të rregullt të TVSH-së, është përgatitur vendim për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, për çka është siguruar mbështetje buxhetore, është finalizuar strategjia për financat publike dhe përforcimin e bashkëpunimit me institucionet relevante ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button