Pulë e ëmbël, për një drekë shumë larg të zakonshmes!

Ndoshta, jeni mërzitur nga të njejta receta. Ndoshta, ndjeni nevojën për një shije unike, por nuk keni ende një zgjidhje…Për këtë, ne ju sjellim këtë të diele një ide krejt ndryshe për drekën. Nuk ka asgjë të pazakontë në recetën e mëposhtme, përpos faktit se kombinimi i përbërësve do të shndërrohet në një eksperiencë shije të paimagjinueshme. Me bazë pulën, pjata e kësaj të diele do t’ju bëjë të doni të gatuani çdo fundjavë të njejtin produkt. Arsyeja? Sekreti qendron tek salca, që ndryshe nga çdo herë tjetër, do t’ju bëjë ta shijoni pulën me ëmbëlsi… :

Përbërësit
Mish pule, pa kocka
Kripë
3 vezë
1 filxhan vaj ulliri
2 filxhan kafeje sheqer kaf
2 lugë gjelle uthull molle
1/2 lugë gjelle spec i kuq pluhur (djegës)

Përgatitja
Zieni mirë mishin e pulës pa kocka. Ndajeni atë në copa të vogla. Më pas, në një enë shtoni vezët dhe vajin. Përziejini mirë, për t’i shtuar sheqerin, uthullën, dhe specin djegës. Për çdo ingredient sigurohuni të përzieni mirë masën. Lyeni copat e pulës mjaftueshëm dhe vendosini në një tavë. Futeni në furrë për 30 min. Përgatitjen shoqërojeni me sallatë, oriz apo masë brumi sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button