Arrin grupi i parë i pjesëtarëve të Korpusit të Maqedonisë

 Pesëdhjetë pjesëtarë të rinj të Korpusit paqësor amerikan sot duhet të arrijnë në Maqedoni. Dy vitet e ardhshme ata do t’i kalojnë duke qenë vullnetarë në shkolla dhe në organizata në mbarë vendin.

Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, siç kumtoi Korpusi qeveritar, vullnetarët amerikanë do të punojnë si mësimdhënës për gjuhën angleze, defektologë, si dhe në fushën e zhvillimit të bashkësive, në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, institucione qeveritare dhe komuna dhe organizata joqeveritare, transmeton MIA.

Ky është grupi i 22-të i vullnetarëve të cilët do të jetojnë dhe punojnë në qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë. Ata do t’i kalojnë tre muajt e parë në trajnim, i cili do të përfshijë mësimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe shqipe.

Vullnetarët do të priten në Aeroportin e Shkupit nga drejtori i Korpusit paqësor në Maqedoni, Mark Hanafin.

Nga viti 1996 e këtej në Maqedoni kanë shërbyer më shumë se 700 shtetas amerikanë.

Korpusi paqësor është organizatë qeveritare amerikane dhe i realizon programet e tyre në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button