Marina Vjollca: Ja pse u largova nga Top Channel

Pas spekulimeve të shumta për largimin nga ekrani që e bëri të famshme, por ku edhe ajo i dha shkëlqimin e saj, Marina Vjollca ka bërë komentin e parë publik, përcjell Bordo.al. 

Në një intervistë për televizionin Klan, shtëpinë e saj të re mediatike, menjëherë pas dasme, Marina ka deklaruar se: “Besoj se çdo njeri në çdo fushë ka një cikël të vetin dhe unë besoj se përfundova një cikël dhe do të nis një tjetër”! Duke pohuar se gjithçka ka qenë për te bërë diçka ndryshe në karrierën e saj. Përsa i përket programit muzikor që pritet të nisë në ekranin e Klan, Marina pohoi se: “Do të jetë një spektakël muzikor me përmasa të mëdha. është ndryshim i fortë nga sporti tek muzika dhe Geti ka ndikuar. Të gjithë bashkë kanë bërë që unë të dal ndryshe”, ka thënë Vjollca, e cila komenton kështu për herë të parë lëvizjen e saj mediatike.

Pas dasmës së mrekullueshme dhe po aq të komentuar, Marina dhe Geti nuk janë arratisur për muaj mjalti! “Kemi bërë shumë muaj mjalti, por nëse do të bëjmë një tjetër kjo është në varësi të punës. Sapo të kap një ditë pushimi do të iki. Lidhur me dasmën ne çdo gjë e kishim menduar private, por nuk e di pse na doli situata jashtë kontrollit. E shijuam dasmën dhe morëm detin më këmbë”, është shprehur Marina duke zgjuar kështu edhe më tepër kërshëri për programin e saj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button