Marina Vjollca flet për herë të parë për dasmën e saj

Një ditë pas dasmës madhështore, Marina i është rikthyer menjëherë punës pa bërë asnjë ditë pushim. E bukur si gjithmonë, me nurin e nusërisë që dukej se nuk i kishte ikur ende, bukuroshja ka folur për herë të parë për dasmën, shkruan Class.

Gjatë një interviste të shkurtër për “Jo vetëm modë”, Marina është shprehur se është kënaqur shumë. Ajo tregoi se është përpjekur që një ditë të tillë ta mbante shumë private, por nuk ndodhi kështu.

“Bëra shumë qejf në dasmë. Mos më bëj asnjë pyetje, vetëm më uro dhe të iki se jam vonë dhe kam mbledhje, fillon sezoni. Është e vërtetë kam kaluar në “Klan”. Kemi bërë shumë muaj mjalti, por nëse do bëjmë tjetër kjo është varësi të punës, sapo të kap një ditë pushim do ikim, do arratisemi kështu siç e kemi zakon”, u shpreh Marina.

Përveç dasmës së saj, edhe lajmi për largimin nga Top Channel ka pushtuar prej ditësh mediat rozë, dhe më në fund Marina ka vendosur të tregojë, ndonëse shumë pak, se për çfarë bëhet fjalë.

Nuk do të ketë lidhje aspak me sportin, siç jemi mësuar ne ta shohim, por do të jetë një emision muzikor, për të cilën rrëfen se ka ndikuar pak edhe bashkëshorti i saj tashmë Getoari.

“Lajme kanë dalë plot por unë s’do të them asgjë deri në momentin që ne do të shfaqemi në ekran, nuk do të them absolut asgjë. Por, ty po të them ekskluzivisht që do të jetë një spektakël muzikor me përmasa të mëdha. Është ndryshim i fortë nga sporti tek muzika, edhe Geti ka ndikuar, të gjithë bashkë kanë bërë që unë të dal ndryshe”, tha ajo.

Lidhur me largimin nga “Top Channel” Marina u shpreh se nuk ka asgjë personale, por vetëm profesionale, duke shuar në të këtë mënyrë të gjithë aludimet për një largim jo shumë të paqtë.

“Besoj se çdo njeri në çdo fushë të jetës ka një cikël të vetin dhe unë besoj se përfundova një cikël dhe do të nis një tjetër”, shtoi moderatorja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button