Kaspersky mohon lidhjet me spiunazhin rus

Eugene Kaspersky mohoi se kompania e sigurisë kibernetike që ai ka themeluar ka lidhje të ngushta me qeverinë ruse dhe këmbëngul se produktet e saj nuk përbëjnë asnjë rrezik për konsumatorët amerikanë, shkruan Top Channel.

Në një intervistë dhënë për BBC, Kaspersky komentoi vendimin e administratës Trump për të ndaluar përdorimin e produkteve të sigurisë kibernetike “Kaspersky” nga agjencitë qeveritare. Ky vendim i autoriteteve amerikane u mor pas shqetësimeve se kjo kompani është vulnerabël ndaj influencës së Kremlinit.

“Përveç faktit që unë jetoj në Moskë dhe që kompania që unë kam themeluar vepron sipas ligjeve ruse të sigurisë kibernetike, nuk ka asnjë lidhje tjetër me qeverinë. Akuzat se ne kemi lidhje të forta me agjencitë ruse të spiunimit nuk janë të vërteta”, thotë ai.

Lidhur me këtë vendim të administratës Trump ka reaguar edhe Kremlini, që e cilësoi bllokimin e “Kaspersky” si pjesë e manovrave të konkurencës së pandershme të ndërmarra nga SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP