Letra e një të riu drejtuar politikanëve

Thënie hyjnore: ” Dhe thuani njerëzve fjalë të mira dhe të bukura ! ”

Jetojmë në qytetin e bukur që na fali Perëndia me mëshirën e tij.

N’qoftëse meditojmë në atë që na rrethon do të gjejmë bukuri dhe mëshirë çka e kupton i dituri, i madhi i vogli dhe të gjithë. Vallë a meritojmë që kësaj dhuntie t’i mbështesim diçka të pahijshme ?! Të pahijshmet në jetë janë shumë por të gjithë kthehen tek fjala, vepra dhe besimi. Jemi në ciklin e zgjedhjeve në tokën e bukur strugane që është e zakonshme garimi mes subjekteve politike me atë që është legale ndoshta edhe me atë që është jolegale.

Por unë kam të drejtë të shpreh atë që ndjej, siç e dim gjuha e politikanëve shumë herë fitohet nga epshi, ambicjet, mbrojtja e gabimeve, dembelisë, paaftësisë dhe kthehet në një pus të errët, i cili bëhet normalitet tek të gjithë moshat.

Ajo që unë dua të them është me fjalë të shkurtra: Kundërshtari jot nuk është armiku jot, zgjidhni fjalët për kritik dhe le t’u prinë veprat para fjalëve, zgjëroni zemrat sepse toka e Zotit është e gjërë.

Mbarësia qoftë mbi të drejtën dhe ata që jetojnë me të !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button