U hap fabrika gjermane “ODV Elektrik” në ZZHTI Ohër/Strugë

Kompania gjermane “ODV Elektrik” dje në Zonën teknologjike industriale Ohër/Strugë në Misleshevë  e hapi fabrikën e sapondërtuar për prodhimin e komponentëve elektronikë për industrinë automobilistike.

Bëhet fjalë për investim grinfild në vlerë prej tre milionë eurosh, në të cilin funksionojnë shtatë linja prodhuese me gjithsej 220 të punësuar.

Martin Ehert, drejtori kryesor ekzekutiv i “ODV Elektrik” në fjalimin para të pranishmëve në solemnitet sqaroi se krahas ndërtimit të objektit janë investuar edhe 1,7 milionë euro në pajisje, prej të cilëve pjesa më e madhe është prodhuar në filialin e kompanisë në Ukrainë.

Ai paralajmëroi se në të ardhmen e afërt “ODV Elektrik” planifikon realizim të dy projekteve të rëndësishme që parashikojnë procese të reja dhe sfida, e për të cilët tha se do ta konfirmojnë rëndësinë strategjike të prodhimit të hapur sot për vetë kompaninë.

ОДВ ЕЛЕКТРИК

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në emër të Qeverisë u dëshiroi punë të suksesshme kapaciteteve të reja prodhuese, duke paralajmëruar mbështetje edhe më të madhe investuesve që do të vendosin biznesin e tyre ta zgjerojnë në Maqedoni.

“Kompanitë si ‘ODV Elektrik’ janë të mirëseardhura në Maqedoni, ato edhe më tej do të mbështeten nga të gjitha anët. I inkurajojë ‘ODV Elektrik’ dhe të gjithë investuesit e huaj edhe më tej të investojnë në Maqedoni, për çka do të kenë mbështetje nga Qeveria në të gjitha segmentet”, theksoi Angjushev.

Duke u përqendruar në faktin që më shumë kompani tashmë në Maqedoni punojnë në prodhimin e kabllove për nevoja të industrisë automobilistike, Angjushev theksoi se ndoshta janë krijuar kushte për hapje të kapaciteteve në vend që do të prodhonin pikërisht repromateriale për nevojat e kapaciteteve veçmë të hapura.

Kompania “ODV Elektrik” filialin e saj në Ohër e themeloi në qershor të vitit 2014,  ndërsa me prodhim provë të auto komponentëve në kapacitetet veçmë ekzistuese në Ohër filloi në janar të vitit 2015. Ndërtimi i fabrikës së re në ZZHTI Ohër/Strugë me sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë filloi në tetor të vitit 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP