Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës, do të habiteni

Maqedonia sot dhe nesër do të përfshihet nga temperaturat e fazës së verdhë (alerte). Temperatura sot do të arrijë deri në 36 gradë, ndërsa nesër deri më 37 gardë Celsius.

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët për kujdes të veçantë për shëndetin e tyre, veçanërisht për shkak të luhatjeve të temperaturave në periudhën e fundit.

Nga Ministria e Shëndetësisë veçanërisht porositin se është e nevojshme të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, si dhe respektim i masave të përgjithshme për mbrojtje të shëndetit.

Mot të ngrohtë do të kemi edhe të hënën dhe të martën, kur temperatura do të lëvizë deri në 36 gradë Celsius, gjegjësisht deri më 34 gradë. Nga e mërkura do të ketë ulje të temperaturës dhe ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë, ndërsa të enjten deri në 25 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button