Alban Hoxha merr një vendim të rëndësishëm dhe kërkon falje publike

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ditët e fundit është vënë në shënjestër të klubit të kuq për shkak të pezullimit si pasojë e shkeljes së rregullores. Për këtë, sot ka reaguar duke zbatuar urdhrin e drejtuesit Luçiano Moxhi. Ai i ka kërkuar falje të gjithë skuadrës dhe ka dorëzuar shiritin e kapitenit për të dhënë një shembull për gjithë të tjerët.

Faqja zyrtare e skuadrës së Partizanit ka sqaruar për mediat këtë çështje duke publikuar edhe prononcimin e vet Hoxhës.

SQARIM PER MEDIAT

Prononcimi Alban Hoxhës për kanalin zyrtar të klubit

Në vazhdimësi të zhvillimeve të publikuara ditët e fundit, Alban Hoxha, sqaron gjithçka, nëpërmjet një prononcimi në kanalin zyrtar të klubit.

ALBAN HOXHA:

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. i kërkoj falje klubit ,stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button