Shokon George Clooney: Qaj 4 herë në ditë

George Clooney nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të bëhej baba, pasi jeta e tij ishte e fokusuar kryesisht tek karriera e tij. Por pasi takoi Amal, gjërat ndryshuan.

Në një intervistë për Daily Mail ka treguar vështirësitë që ka tani si baba.

“Unë qaj më tepër se ata, deri në katër herë në ditë sepse ndihem shumë i lodhur”,-është shprehur Clooney.

Clooney është shprehur se nuk e kishte menduar ndonjëherë se në moshën 56-vjeçare do të bëhej baba.

“Jam 56 vjeç dhe nuk e mendoja kurrë se kjo do më ndodhte edhe mua. Nuk mendoja se do të fokusohesha ndonjëherë tek lidhjet, përveç karrierës. Por, pastaj takova Amal-in dhe mendova: “Kjo është një lidhje e pabesueshme, e mrekullueshme! Tani këta dy kokë-noçkat e vegjël më bëjnë të qesh çdo ditë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button