A e mban peng e shkuara Shqipërinë? Ismail Kadare jep një përgjigje të hidhur

Njeri i letrave dhe njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadare i është përgjigjur një pyetje që ka të bëjë jo vetëm me të tashme, por edhe me të ardhmen e vendit, transmeton Express.

Në një intervistë në emisionin Studio e Hapur, Ismail Kadare i përgjigjet pyetjes nëse e shkuara komuniste e mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

Ismail Kadare jep një përgjigje të hidhur, duke deklaruar se e shkuara e mban peng vendin dhe se çdo e fshehtë që ka të bëjë me tiraninë komuniste shqiptare ka krijuar shumë pengje, për të cilat nuk i shkon mendja askujt.

E mban peng e shkuara të ardhmen e Shqipërisë? Kjo lloj e shkuare, e pazbardhur, e patreguar mirë, e manipuluar.

Sigurisht e mban peng. Çdo gjë e fshehtë që ka lidhje me krimet e një tiranie, mban një seri pengjesh, dhe në Shqipëri ka shumë pengje që ne s’na shkon mendja, që mbahen nga kjo gjë. Ka veprimtari, njerëz, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk e dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button