UNICEF: Rreth 240 mijë fëmijë kanë ikur nga Mjanmari

Rreth 240 mijë fëmijë gjatë tre javëve të fundit kanë ikur nga shteti Rakajn në Mjanmar në Bangladeshin fqinj, kumtoi UNICEF-i.

Zëdhënësja e UNICEF-it, Mariksi Merkado deklaroi sot se ai numër i cili është rreth 60 për qind nga 391 mijë refugjatë, dhe përfshin rreth 36.000 fëmijë më të rinj se një vjeç.

Ajo shtoi se vlerësimet janë se mes tyre ka 52.000 gra shtatzëna dhe gra gjidhënëse. Merkado thotë se rreth 1.100 të mitur vetë e kanë kaluar kufirin javën e kaluar. Ajo foli në takimin e rregullt në Gjenevë ku morën pjesë shumë agjenci të KB-së që marrin pjesë në zgjidhjen e krizës në Bangladesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button