VMRO-DPMNE-ja vazhdon avazin e bllokimit të Kuvendit

Për shkak të pauzave të shumta, replikave dhe kontra-replikave, deputetët ende nuk arritën që me procedurë të shkurtuar t’i votojnë ndryshimet e ligjeve për të falimentuarit, për pagë minimale, për pezullimin e taksës së radidifuzionit, si dhe të ligjit për studime të mjekësisë, njofton Alsat.

Debati ngeci pikërisht në ligjin e fundit, deputeti Sasho Vasilevski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, i kritikoi ndryshimet e propozuara.

“Po shfuqizohet dëgjimi dhe ligjërimi i lëndëve në gjuhën angleze. Ju lutem, ajo është gjuhë standarde në mjekësi pa të cilin nuk mund të bisedohet për çfarëdolloj cilësia në mjekësi dhe shëndetësi. Duke pasur parasysh se mjekësia bashkëkohore e tërësishme, 80 për qind është në gjuhën angleze” tha Vasilevski.

Ndërkaq Frosina Remendski nga LSDM-ja në pushtet përkujtoi dhunën e 27 prillit për të cilën akuzoi se në të ka marrë pjesë edhe Vasilevski.

“Një mjek i cili ka dhënë betim se do të kujdeset dhe do ta mbrojë shëndetin, pa marrë parasysh ku gjendet, do të kujdeset që të mos i sjell në rrezik të gjithë ata që gjenden në rrethin e tij. Më 27 prill, ju ishit njeriu që ndihmoi dhe e rrezikuat sigurinë e kolegëve tuaj në RM-së”, tha Remenski.

Të kota ishin kërkesat e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mos kërkohen pauza dhe të ulet numri i replikave, ndaj propozoi që deputetët gjatë pauzës të mendojnë se me çfarë sjellje do të vazhdojnë seancën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button