KKZ Gostivar: Janë parashtruar nëntë lista për anëtarë të këshillit dhe shtatë kandidatura për kryetarë të komunave

Deri në skadimin e afatit për parashtrim të kandidaturave për zgjedhje lokale, në komisionin komunal zgjedhor të Gostivarit janë parashtruar gjithsejt shtatë kandidatura për kryetar komunje dhe nëntë lista për anëtarë të këshillit.

Në KKZ Gostivar kandidatura për kryetar të komunës kanë parashtruar: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Nevzat Bejta, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – Sebajdin Izairi, Koalicioni RDK-Uniteti – Shpat Iseini, Lëvizja BESA – Asaf Ademi, Alenaca për shqiptarët – Arben Taravari, koalicioni i kryesuar nga VMRO – Dafina Stojanoska dhe Partia socialdemokrate e Maqedonisë (PSDM) – Lenka Jovanoska, informon kryetari i KKZ Gostivar, Mustafa Musliu.

Musliu konfirmoi edhe se deri te ta kanë arritur edhe nëntë lista me kandidatë për 31 vende në këshillin e komunës së Gostivarit. Lista deri mbrëmë në mesnatë kanë aparashtruar: BDI, me bartës liste Nasir Musliu, PDSH, bartës liste Vildan Memedi, Aleanca për shqiptarët, bartës Luljeta Izairi, Lëvizja për unitet nacional të turqve (LUNT), bartës Ertan Jakupi, BESA, bartës Arafat Shabani, partia Aleanca për shqiptarët, Besim Memedi, koalicioni “Jetë në Maqedoni prë të gjithë” – Zoran Angelov, Partia demokratike e turqve (PDT)-Ozkan Bajrami, koalicioni i kryeusar nga VMRO-DPMNE, bartës Loran Strasheski.

Sipas kryetarit të KKZ Gostivar, anëtarët e komisionit do t’i shqyrtojnë të gjitha kandidaturat dhe në afat prej 48 orëve do të sjellin vendime , pas çka edhe zyrtarisht do të dihet se cilët nga kandidatët do të hyjnë në garëën për zgjedhjet që paraprijnë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button