Si të përgatisim imunitetin për vjeshtë?

Dr. Zamira Bexheti

Dr. Zamira Bexheti

Ditët e nxehta  dhe temperaturat e larta, duket se ende nuk kanë mbaruar, çka transmetohet direkt edhe te shëndeti i gjithsecilit prej nesh. Lodhje, mungesë fuqie, prekje nga virozat, dhembje koke, shpesh herë edhe të pamotivuar e nën stres. Në fakt studimet tregojnë se stina e vjeshtës lodh njeriun, qoftë në anën fizike ashtu edhe mendore.

Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për tu prekur nga viruset është shumë i vogël.

Ju duhet të ushqeni sistemin e imunitetit tuaj me përbërësit e duhur që ti ndihmosh të punoj si është më së miri.

Bukë integrale

Nuk duhet të mungojë kurrë në dietën ushqimore. E pasur me drithëra, qoftë ato integrale, përmban edhe proteina që ulin ndikimin e sheqerit të mirë. Buka integrale është e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe fibra.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe përbërës që ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Sipas studimeve, një filxhan me çaj jeshil mjafton për të luftuar radikalet e lira dhe kontribuon në tensionin e gjakut.

Domate

Lista e përbërësve në domaten nuk kanë të sosur. Në domate gjenden vitaminat C, A dhe K. Domatja gjithashtu ndihmon në luftën kundër ftohjes, mban zemrën në formë, sidomos në domate gjenden lipocene dhe karoten, përbërës që ndihmojnë në luftën kundër tumorit të prostatës.

Spec i kuq

Anti-inflamator dhe antioksidantë. Përveçse një erze perfekte, gjithashtu rrit aftësinë e reagimit të metabolizmit tonë.

Fasule e kuqe

Përmbajnë hekur, proteina bimore, potasium, fibra, gjithë këto elemente që mbajnë nën vëzhgim tensionin e gjakut dhe shkatërrojnë kolesterolin e keq.

Brokoli

Brokoli është i stërmbushur me një arsenal të vitaminave dhe mineraleve i gatshëm të bëj luftë me cilindo bakter apo infeksion. I mbushur me vitamina A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të antioksidanteve, brokoli është njëra nga perimet më të shëndetshme që duhet ta vendosësh në tavolinë. Në mënyrë që ta mbash të paprekur fuqinë e brokolit duhet të përgatitet pak ose fare hiq.

Kosi apo Jogurti

Kur të zgjedhësh kosin mundohu të gjesh sa ma natyralë me kultura aktive. Arsyeja është sepse studimet e fundit që janë bërë sugjerojnë se këto të ashtuquajturat kultura stimulojnë imunitetin për të luftuar sëmundjet. Studimet shtesë gjithashtu sugjerojnë lidhjen në mes të niveleve të ulëta të Vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të ftohjes dhe gripit. Kështu pra gjej kos apo jogurt që është fortifikuar vitaminë D.

Boronicë

Edhe kjo është një tjetër ushqim që bën pjesë në listën e super ushqimeve. Eliksiri i jetës së gjatë, përmban antioksidantë, anti-inflamator, i bën mirë zemrës dhe venave të gjakut, i pasur me polifenol dhe vitamina, sikurse dhe panxhari.

 Agrumet (Citrus)

Shumica e njerëzve fillojnë të marrin vitaminë C pasi të ftohen apo kap gripi por a e ke ditur se për të mbajtur sistemin e imunitetit tuaj të punoj në nivel 100% ky ushqim (agrumet) janë në krye të listës. Vitamina C ndihmon rritjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, qeliza që luftojnë infeksionet. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan vitaminën C atëherë marrja e saj për çdo ditë është esenciale për shëndet të vazhdueshëm. Gati të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të Vitaminës C dhe me po aq shumë laramani që të zgjedhësh është e lehtë për ju që në çdo vakt ushqimi të fusni edhe Vitaminën C.

Mollë

Janë fruti ideal për të hidratuar trupin tonë, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe përbërësve mineralë. I njihni tashmë vetitë e mollëve, pasi dihet edhe nga thënia “Një mollë në ditë, mban mjekun larg”, përmbledh të gjitha vetitë fantastike të kësaj frute.

Arra

Janë kalorike, por monosakaridet, të ashtuquajturat yndyra të mira dhe përqindja e lartë e Omega 3, antioksidantëve, kryejnë një funksion kaq pozitiv saqë e kompensojnë edhe atë yndyrë që ato kanë. Janë një “bombë” e vërtetë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP