Mijëra rohinxhë vazhdojnë çdo ditë të mbërrijnë në Bangladesh

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi se në Bangladesh çdo ditë mbërrijnë midis 10.000 dhe 20.000 refugjatë rohinxhë nga Mianmari.

Presioni ndërkombëtar për ndërprerje të dhunës në pjesën perëndimore të Mianmarit, ku kryesisht jetojnë pjesëtarët e popullit mysliman rohinxhë, gjithnjë e më shumë po rritet.

Dhuna në pjesën perëndimore të Mianmarit filloi më 25 gusht pasi forcat e sigurisë filluan me përgjigje agresive të disa sulmeve nga ana e pjesëtarëve të grupeve militante të rohinxhëve.

Ikjen masive të rohinxhëve, KB-ja e kualifikon si “katastrofik dhe shembull shkollor për spastrim etnik”.

Fondi i fëmijëve i KB-së (UNICEF) njoftoi se pothuajse 60 për qind e refugjatëve, të cilët janë nisur drejt Bangladeshit nga fundi i gushtit, janë fëmijë.

Organizata njoftoi se refugjatët në Bangladesh kanë mungesë të madhe nga uji i pastër dhe ushqim, si dhe nevoja tjera themelore.

UNICEF-i kërkoi që të sigurohen shtatë miliardë dollarë gjatë katër muajve të ardhshëm me qëllim që me sukses të sigurohet ndihmë për rohinxhët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button