Katër tipet e përdoruesve të Facebook

Rrjeti mjaft i përdorur social është shumë më shumë për përdoruesit e tij se sa një kompani. Disa e përdorin për të mbajtur kontakte me njerëz të largët, dhe të tjerë për të promovuar punët e tyre, shkruan Top Channel.

Një studim i ri i publikuar në International Journal of Virtual Communities and Social Networking,  i ndan përdoruesit e Facebook në katë tipe.

Formuesit e lidhjeve
Ky grup njerëzish e shohin Facebook njësoj si përdorej më parë Posta apo telefonat fiks, për të forcuar marrëdhënien ekzistuese me miqtë dhe familjen.

Blerësit e dritareve
Të nxitur nga “një ndjenjë detyrimi shoqëror” për të qenë në Facebook, ky tip përdoruesish e shohin Facebook si një pjesë të pashmangshme të jetës moderne, por ato shumë rrallë zbulojnë informacione personale, ndajnë fotografi ose shkruajnë përditësime. As nuk i pëlqejnë apo nuk i komentojnë. Blerësi i dritareve është ekuivalenti i shikuesve të rrjetit social.

 Britma e qytetit
Këta janë vetëstilistë apo gazetarë profesionsitë, aktivistë dhe organizues eventesh, që Facebook e shohin kryesisht si mjet pune. Ndryshe nga formuesit e lidhjeve, bota e tyre virtuale nuk përzjehet me jetën reale. Ata shpërndajnë informacione që janë të detyruar ta ndajnë me një numër të madh njerëzish por nuk kërkojnë vëmendje.

Selfie
Ky është grupi me të cilin jemi familjarë të gjithë. Mënyra e tyre e përdorimit të rrjetit ka nxjerrë në pah mjaft probleme me mediat sociale, dhe kanë kontribuar në mitin narcist të brezit Millennial.

Kjo kategori e përdorin Facebook për të formuar lidhje, duke postuar foto, video, përditësime postimesh, por kryesisht kërkojnë vëmendjen ndaj vetes thotë studimi. Ata i japin vetes energji dhe vlerë nëpërmjet pëlqimeve apo komenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP