Deskoska studentëve: Bëhuni të zëshëm, shpreheni mendimin tuaj pa frikë

“Bëhuni të zëshëm, shpreheni mendimin tuaj pa frikë, sepse ju jeni korrigjimi i politikave shoqërore, ju jeni simboli i lirisë dhe i frymës perspektive të së ardhmes së Maqedonisë”, kështu i porositi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, studentët të cilët sot e fillojnë vitin e ri akademik, njofton Portalb.mk.

“Prania juaj në amfiteatro dhe laboratorë dëshmon se e keni kuptuar mesazhin i cili thotë: Investimi në dije është vendimi më i sigurt, si në planin personal poashtu edhe shoqëror. Vetëm njerëzit që kanë fituar kompetenca të caktuara, të cilët janë të pagatitur profesionalisht do të ballafaqohen me detyrat dhe sfidat me të cilat do të jenë konkurrent në tregun e punës, dhe me atë do të kontribuojnë për mirëqenien personale dhe shoqërore të bashkësisë në të cilën jetojnë”, tha ministrja në fjalim.

Ajo premtoi se si ministre do të merret me përmirësimin e standardit të studentëve dhe njëkohësisht e garanton edhe autonominë e Universiteteve, si dhe kolegëve profesor u porosit se janë “në të njëjtën anë, kanë mision dhe qëllim të përbashkët” që të sigurojnë kualitet më të lartë të arsimimit të lartë.

Ministrja Deskoska tha se do t’ju bëhet partner, e cila së bashku do të punojë për plotësimin e ëndrrës për pranimin nëpër universitetet botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button