“Marrëveshja” për zgjedhjet lokale LSDM-BDI, ja në cilat komuna do ta përkrahin njëra-tjetrën

LSDM dhe BDI kanë marrëveshje parazgjedhore që në disa komuna ta përkrahin njëra tjetrën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti, mëson Portalb.mk, nga burime të larta partiake nga LSDM.

“LSDM-ja do ta përkrah kandidatin e BDI-së për Komunën e Kërçovës, Fatmir Deharin si dhe nuk do të nxjerrin kandidat për në Komunën e Çairit, Gostivarit dhe Tetovës”, thonë burimet partiake të LSDM-së.

Nga ana tjetër BDI nuk do të nxjerr kandidatë në disa komuna, që do të thotë se do t’i përkrahë kandidatët e LSDM-së.

“BDI nuk do të nxjerrë kandidatë në garën për Qytetin e Shkupit, Komunën e Butelit dhe Komunën Qendër”, thonë burimet partiake nga LSDM.

Ndryshe, mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati për dorëzimin e listave me emra të subjekteve politike për kryetar dhe këshilltar komunal të zgjedhjeve lokale të 15 tetori. Nga ajo që është zyrtare deri më tash kuptohet se për 80 komuna që janë në Maqedoni kanë kandiduar 106 subjekte politike. 76  kandidatë për kryetar komune janë nga parti politike ndërsa 24 subjekte politike janë të pavarur.

31 emra janë të LSDM-së, 17 të BDI-së, 11 të BESËS, 9 të VMRO-DPMNE-së, 6 të partisë Aleanca për Shqiptarët, PDSH-ja dhe një koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) dhe Partia për Prosperitet Demokratik.

Më 25 shtator fillon zyrtarish fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila dhe do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore. Fushata për rrethin e dytë do të fillojë pas votimit të rrethit të parë dhe do të përmbyllet më 27 tetor. Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

LEXO: Lista zyrtare e kryetarëve komunal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button