Haradinaj mbledh ministrat
Sot do të mbahet mbledhja e dytë e Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj pritet t’i mbledhë ministrat në orën 16:00, njofton Klan Kosova.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për shpronësimin e pronave tek mihjet e KEK-ut në Shipitullë.
Mbledhja e parë e qeverisë është mbajtur menjëherë pasi Haradinaj ka marrë detyrën e kryeministrit, ku e ka shkarkuar komisionin për Demarkacionin.