Me thikë sulmohet një ushtar francez në Paris
Një ushtar nga operacioni “Sentitel”, i cili është pjesë e misionit antiterrorist në Francë, është sulmuar nga një burrë i armatosur me thikë.
Ushtari ka reaguar shpejtë dhe sulmuesi është kapur. Nuk ka të lënduar në incident.
Sulmi ka ndodhur herët në mëngjes në metro-stacionin “Shatle”.
Sipas burimeve policore, sulmuesi gjatë incidentit “e ka përmendur Allahun”.
Ky është sulmi i shtatë ndaj ushtarëve nga operacioni “Sentitel”, i filluar pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit 2015.