Nis sezoni operistik në Tiranë me pjesëmarrjen e sopranos së njohur Inva Mulo

Sezoni operistik do të hapet me operën Peshkatari i Perlave që sjell në Tiranë sërish si regjisore dhe artiste në skenë, sopranon e madhe, Inva Mulo. Ky sezon do të nis aty ku u mbyll i pari, në skenën e Pallatit të Kongreseve, shkruan Revista Class.

Opera me tri akte e Georges Bizet do të vijë me regji të Inva Mulës dhe koreografi të Enada dhe Gerd Vasos.

“Te nderuar qe jemi koreografet e Operas “Peshkataret e Perlave”…kenaqesi dhe emocion te bashke punosh dhe te ndash mendime me sopranon e madhe (dhe regjisoren e shfaqjes) Inva Mula…Sukseseeeeee te gjithe artisteve pjesëmarres, balerinëve, orkestres, stafit krijues dhe stafit drejtues”, shkruajnë Enada dhe Gerdi në profilin e tyre.

Shfaqja do të vihet në 22,24 dhe 25 shtator..në Pallatin e Kongreseve, ora 19.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button