Anketë: Ja si janë rejtingjet partive politike në Maqedoni

LSDM-ja udhëheq para VMRO-DPMNE-së, tregojnë rezultatet nga anketa e televizionit Telma dhe QMBN, e realizuar nga M-Prospekti prej 4 deri 11 shtator tek 1005 të anketuar.

Në pyetjen për cilën parti do të votonin nëse nesër mbahen zgjedhjet, 24,3 për qind u prononcuan për LSDM-në, 20.9 për qind për VMRO-DPMNE-në, 8,9 për qind për BD-në, 3,1 për qind për Lëvizjen BESA dhe 2,7 për qind për Aleancën e Shqiptarëve, 12,9 për qind prej të anketuarve u prononcuan se nuk do të votojnë për asnjë parti, ndërsa 14 dhe 18,6 nuk dijnë ose nuk dëshirojnë të tregojnë.

Krahasimi sipas përkatësisë etnike tregon se te maqedonasit një për qind jo të plotë VMRO-DPMNE-ja është në përparësi, me 26,6 për qind përballë 25,8 për qind për LSDM-në. Te shqiptarët BDI-ja ka 39,7 për qind, të barabarta janë BESA dhe LSDM-ja me 15,1 për qind, ndërsa 11,1 për qind ka Aleanca për Shqiptarët.

Rezultatet nga anketa në pyetjen se për ciën parti keni votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, tregojnë se 26,9 për qindkanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 24,8 për qind prë LSDM-në dhe 7,1 për qind për BDI-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button