10 sekrete që nuk i dinit për veshjen e Kate Middleton në ditën e dasmës (FOTO)

Ajo shumë shpejt do të shfaqet me fustane shtatzënie, megjithatë Dukesha e Cambridge-it di si të shkëlqejë me pamje formale. Fustani i saj i martesës ka qenë kaq ikonik sa ende mund të blesh versionet e tij në Amazon gjashtë vjet më vonë, shkruan Revista Class.

Sigurisht një imitim $200 nuk mund të barazohet me origjinalin, gjithsesi. I dizenjuar nga  Sarah Burton për Alexander McQueen, fustani i nuses u fol që kushtoi 434,000 $ për t’u realizuar. Po ku qëndrojnë sekretet e këtij ndryshimi të madh? Zbuloni në brendësi detajet e veshjes së Kate ditën e saj të dasmës:

Pjesa e ijëve kishte vata ekstra

Kontrasti viktorian mes belit dhe ijëve është një element dallues i Alexander McQueen dhe fustani i Kate Middleton nuk bënte përjashtim. Për të theksuar belin, Burton shtoi pak volum në pjesën poshtë tij.

Astari i kishte pa kursim detajet

Burton e dizenjoi pjesën e poshtme të fustanit që t’i ngjante një luleje që hapej. Kur shoqëruesja Pippa Middleton ngriti bishtin e fustanit të së motrës, mund të shihej bordura dantellë e shtresave të tylit të mëndafshtë që i jepnin formën e tij fustanit.

Tiara u sigurua nga Mbretëresha

“Diçka e marrë borxh” nuk mund të ishte më mirë sesa kaq. Monarkja e ka marrë kurorën Cartier në ditëlindje e saj të 18-të, por babai i saj Mbreti George VI fillimisht e kishte blerë për gruan e tij. Tiara delikate vezulluese ka afërsisht 1 000 diamandë, një mjet aspak i keq për ta mbajtur vellon në vend.

Mëngët i bënin homazh nuseve të tjera mbretërore

Me një jakë të ngjashme dhe mëngë të gjata, veshja e dukeshës u duk menjëherë e ngjashme me fustanin ikonik të Grace Kelly-t, gjithashtu fustanin e vetë Mbretëreshës dhe gjithë stilit të fustaneve të dasmave të viteve ’50. Një deklaratë zyrtare konfirmoi që Kate uronte të “kombinonte traditën dhe modernen me vizionin artistik që karakterizon punën e Alexander McQueen.”

Ai përbëhej nga copë e bardhë dhe ngjyrë fildishi

Shumica e nuseve zgjedhin njërën nga të dyja, por fustani i dukeshes përbëhej nga një gazar sateni, një material i lëmuar, por i qëndrueshëm që e ruan formën, në të dyja nuancat. Burton gjithashtu kishte qepur një fjongo blu në brendësi të fustanit për fat.

Dantella kishte shumë lule delikate

Për të krijuar aplikën e ealboruar në pjesën e bustit, Shkolla Mbretërore e Needlework përdori një tyl mëndafshi Sophie Hallette të thurur që krijonte tërfila, trëndafila dhe zambakë. Punonjëset i prenë format dhe i ngjitën ato në një rrjetë të krijuar me makinë. Fustani gjithashtu kishte dantellë nga Solstiss dhe Cluny Lace Company.

Vathët i kishte nga prindërit

Vathët e varur Robinson Pelham janë frymëzuar nga stema e familjes Middleton që u bën jehonë motiveve të lajthisë dhe gjethes së ahut.

Mamaja Carole dhe babai Michael ia dhanë vathët e diamantit së bijës si dhuratë për martesë.

Bishti ishte 2.8 metër i gjatë

Kur martohesh në Kishën Westminster, fustani duhet të jetë madhështor. Fundi i dukeshës nuk theu ndonjë rekord dasmash mbretërore, megjithatë. Me një bisht gati 8 m, fustani i Diana-s është në krye!

Këpucët ishin të prodhuara enkas

Fustani i gjatë nuk i zbuloi shpesh këpucët e saj, por Kate Middleton sigurisht që nuk do vishte këpucët e saj të dashura platformë për rastin e rëndësishëm. Alexander McQueen prodhoi një palë këpucë me taka prej sateni ngjyrë fildishi, të qëndisur me dorë nga Royal School of Needlework.

Një tjetër fustan u prezantua në pritje

Sado i mrekullueshëm ishte fustani i saj i parë, nusja nuk qëndroi gjatë në të. Ajo e shkëmbeu fustanin me bisht të rëndë me një tjetër krijim të McQueen gjatë pritjes. Veshja e dytë përbëhej nga një fund rrethor me gurë të vegjël në pjesën e mesit dhe një triko peliçe, sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button