Shefi i NATO-s: Stërvitja ruse ka funksion mbrojtës

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se stërvitja madhore ushtarake ruse dhe bjelloruse, e nisur të enjten, nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë, por aleanca – sipas tij, – vazhdon të mbetet vigjilente, shkruan Top Channel.

Manovra mban emrin “Zapad” ose “Perëndimi”, e përmes saj ushtarët – sipas Moskës, – do të stërviten për konfliktet moderne.

“Trajnimi ka thjesht funksion mbrojtës dhe nuk drejtohet kundër ndonjë shteti apo grupi vendesh”, këmbëngulin zyrtarët rusë, por Perëndimi është i shqetësuar.

Rusia këmbëngul se në ngjarjen shtatëditore do të marrin pjesë 12.500 trupa, si dhe rreth 250 tanke e anije luftarake. Megjithatë, shtetet e Aleancës së Atlantikut Verior mendojnë se numri i ushtarëve të përfshirë në të vërtetë është shumë më i madh, e mund të mbërrijë deri në 100 mijë.

Niveli i pjesëmarrjes është mjaft i rëndësishëm, pasi nëse kalohet shifra e 13 mijë ushtarëve në manovra, Rusia duhet të lejojë vëzhgues të huaj sipas rregulloreve të OSBE-së.

Që nga aneksimi i Krimesë në janar të vitit 2014, nervozizmi në këtë rajon dhe te fqinjët perëndimorë është shtuar. Në raste stërvitjesh të tilla, menjëherë merr jetë frika e luftës dhe shumë anëtarë të NATO-s dyshojnë se bëhet fjalë thjesht për një manovër mbrojtjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button