Taxhikistan: Drejtori i aeroportit vdiq pas rënies nën helikopterin e presidentit

Zyrtarët lokalë në pjesën jugore të Taxhikistanit kanë thënë se drejtori i një aeroporti rajonal në qytetin Khoroug, ka vdekur pasi ishte hedhur në tokë nga presioni ajror i krijuar nga helikopteri i presidentit, Emomali Rahmon, me ç’rast me kokë e kishte goditur një guri, shkruan REL.
Disa zyrtarë lokalë, që ishin dëshmitarë në këtë incident, i thanë Radios Evropa e Lirë se drejtori i aeroporti, Dildor Maqsudshoev, dje ishte hedhur në tokë nga presioni i ajrit i krijuar nga helikopteri i presidentit, që largohej nga fshati, Yahchi Sor.

Ata thanë se zoti Rahmon posa e kishte kryer vizitën në fshat dhe po kthehej në kryeqytetin Dushanbe me helikopterin e tij kur ndodhi incidenti.

Policia rajonale i tha sot Radios Evropa e Lirë se Maqsudshoev kishte vdekur derisa transportohej në një spital lokal dhe se vdekja e tij ishte pasojë e “aksidentit”.

Por, guvernatori i rajonit Darvoz, ku ka ndodhur rasti, Saidburhon Abdurahmononzoda, më vonë e ka minimizuar rolin e helikopterit të presidentit Rahmon në këtë vdekje, duke i thënë sot Radios Evropa e Lirë se drejtori i aeroportit i moshës 60 vjeçare, kishte rënë në tokë pasi kishte probleme me zemër.

I ndjeri Maqsudshoev ishte në mesin e grupit të zyrtarëve lokalë, që e shoqëronin presidentin Rahmon gjatë vizitës së tij në qytetet dhe fshatrat në rajonin Gorno-Badakhshan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP