Naiviteti i Thaçit dhe dinakëria e Ahmetit

Keni vënë re, të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Menduh Thaçit që në krahë të tij e shihnin veten se janë bërë politikanë të mirënjohur e se kanë një çik autoriteti, ikën nga PDSH-ja, duke formuan partitë e veta politiketë: ashtu ndodhi me Rufi Osmanin, Imer Selmanin e së fundi me Zijadin Selën. Për fat të keq, të gjithë u bënë jo më larg se politikanë lokalë, mëhallësh, nahijesh e qytetesh. Pse e themi këtë?

Për shkak se: – Rufi Osmani, përpiqej që partinë e vet RDK-në ta forconte e ta gjallëronte me anë të prefekturës së Gostivarit, dështoi. – Imer Selmani, përpiqej që partinë e vet DR ta forconte e ta gjallëronte me anë të prefekturës së Sarajit, dështoi.

Zijadin Sela , përpiqet që partinë e vet ASH ta forcojë e ta gjallërojë me anë të prefekturës së Strugës, dhe ky do dështojë. Këto liderë të dalë nga partia e Thaçit argumentojnë se janë jo më shumë se lokaliste, jo gjithëpërfshirëse.

E sa për Ali Ahmetin, çfarë të themi, është shumë dinak, ani se mendojmë s’di të bëjë politikë. Alia, politikisht jo që është i lyer me vaj, por edhe me tëlyen. Aliu nuk e çon drejtimin e politikanëve lokalë të Menduhit, na tregoni cili politikanë i BDI-së ka qenë apo është lider lokal i partisë së Aliut?, askush. Cili politikan i BDI-së ka qenë e është lider lokal i kësaj partie nëpër qytetet shqiptare?, askush. Ali Ahmet Zajazi, nuk lejon, çdo dy apo katër vjet i ndërron liderët lokalë. Si shembull marrim dy qytetet: Tetovën e Shkupin. Cili prej politikanëve tetovarë të BDI-së është linder lokal i Ali Ahmetit?, Hazbi Lika, jo, Teuta Arifi, jo, Xhevat Ademi, jo Abdylaqim Ademi, jo, Fatmir Besimi, jo. Cili prej politikanëve shkupjanë të BDI-së është lider lokal i Ali Ahmetit?, komandant Mësuesi, jo, Izet Mexhiti, jo, Ermira Mehmeti, jo, Bujar Osmani, jo, Artan Grubi, jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button