Naim Bajrami i Aleancës për Shqiptarët, kandidat për kryetar të Qytetit Shkupit

Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ka vendosur që ta nxjerr si kandidat për qytetin e Shkupit, Naim Bajramin, i cili aktualisht është zëdhënës në Qeverinë e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Është një politikë e re që e promovon Aleanca për Shqiptarët, qëllimi i kandidimit është politik, gjegjësisht për të faktorizuar votën shqiptare, për të faktorizuar shqiptarin në Qytetin e Shkupit dhe të mos lejojmë që partitë maqedonase të bëjnë pazare me klane dhe grupe të caktuara për keqpërdorimin e votës shqiptare”, thotë Bajrami për Portalb.mk.

Në pyetjen nëse kandidimi i tij do të përkrahet nga partitë shqiptare, Bajrami thotë se ata do të dalin vetëm si Aleancë për Shqiptarët.

Ndryshe, Bajrami është i diplomuar në shkenca politike dhe është pranë mbarimit të masterit për marrëdhënie të jashtme dhe diplomaci. Përveç gjuhës maqedonase, ai e flet mirë anglishten dhe spanjishten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP