Koreja e Jugut do të dërgojë ndihmë humanitare për Korenë e Veriut

Koreja e Jugut është duke e shqyrtuar mundësinë për t’i dërguar ndihmë humanitare Koresë së Veriut në vlerë prej tetë milionë dollarësh përmes organizatës ndërkombëtare.

“Qeveria në Seul planifikon të mbajë takim për bashkëpunimin ndërkorean në të cilin do të vendoste nëse do t’i ofronte ndihmë humanitare atyre të cilët janë të rrezikuar në Korenë e Veriut”, kumtoi Ministria koreanojugore për Bashkim, njofton agjencia e lajmeve koreanojugore, Jonhap.

Në vitin 2016 Seuli e suspendoi ndihmën e Phenianit përmes KB-së pas testimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Ministria në Seul tani propozon 4,5 milionë dollarë të ndahen për fëmijët dhe gratë shtatzëna në Korenë e Veriut përmes Programit botëror të KB-së për ushqim, ndërsa 3,5 milionë dollarët e tjerë të dhurohen përmes UNICEf-it.

“Qëndrimi kryesor i Qeverisë është se duhet të vazhdojë ndihma humanitare për grupet e rrezikuara në Korenë e Veriut, pavarësisht situatës politike”, deklaroi një përfaqësues koreanojugor anonim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button