Maqedoni, mbështetje holandeze për reformat e BE-së

Sot, drejtori i përgjithshëm për bashkëpunim evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Matijs van der Plas i ka dhënë mbështetje holandeze për reformat e BE-së kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, njofton Portalb.mk.

Në takim u këmbyen mendime dhe qëndrime për ngjarjet aktuale në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në rastet evropiane nga aspekti i zgjerimit të mëtutjeshëm me vende të reja anëtare, para se gjithash me shtetet nga Ballkani Perëndimor.

“Kryetari i Komisionit Artan Grubi e theksoi mbështetjen e vazhdueshme holandeze për proceset integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me çka theksoi se vendi punon në plotësimin e reformave të nevojshme të BE-së me qëllim që Bashkimit Evropian t’ia dërgojë të gjitha argumentet e nevojshme për largimin e rekomandimit të kushtëzuar në raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian. Gjithashtu, shprehi falënderim për mbështetjen holandeze të vendit në më shumë sfera, për çka dëshmi është edhe ajo që në 20 vitet e fundit Holanda ka siguruar mbështetje financiare dhe teknike prej mbi 200 milion euro”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Në takim morën pjesë deputetët: Antonijo Milloshoski, Nikolla Popovski dhe Petar Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button