Pas pauzës, filloi debati për ligjin e gjuhëve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi debati i përgjithshëm për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Pas pauzës njëorëshe të vazhdimit të seancës me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kumtoi se është duke e anuluar listën e publikuar për ata që flasin dhe kërkoi paraqitje të sërishme për të marrë fjalën.

Paraprakisht, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i apeloi të gjithë në Kuvend, siç tha, të mos ndërmarrin çfarëdo hapash të cilat mund të jenë në drejtim të provokimeve, duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e temës.

Xhaferi tha se e mbështet thirrjen për të pasur sens, duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e temës dhe kërkoi që debati në Kuvend të mos shndërrohet në fushatë parazgjedhore.

Debatuesi i parë në debatin e përgjithshëm, deputeti dhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, tha se Projekt-ligji 90 për qind është jokushtetues dhe del jashtë Marrëveshjes së Ohrit.

Duke e replikuar Dimovskin, Branko Manjollovski i BDI-së theksoi se problemi me gjuhën duhet të zgjidhet pasi që, siç theksoi, se është një uragan i madh i cili kurdoherë do të depërtojë.

“Shqiptarët duan gjuhën shqipe dhe këtu nuk ka diskutim dhe do ta fitojnë. Problemi midis shqiptarëve dhe maqedonasve është urrejtja nacionale”, tha Manjollovski.

 

Ndryshe, diskutimi i sotëm për ligjin e gjuhëve i ka paraprirë përleshjeve verbale të djeshme ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Krahas asaj që opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës ligji i gjuhëveata me procedurale dhe pauza tentojnë ta zvarrisin edhe miratimin e ligjit.

Kundërshtimet ndaj ligjit të gjuhëve vijnë për shkak se i njëjti mban flamurin evropian, i cili mundëson miratim të tij me procedurë të përshpejtuar dhe pa debat të gjerë publik.

Për këtë, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se i njëjti është antikushtetues.

Debati në seancë kuvendore vjen pas tre ditësh debat në Komisionin për Çështje Evropiane dhe pas dy ditës debat në Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.

Akademikët Shqiptarë Vlerësuan Se Ligji Ka Baza Kushtetuese.

Me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i gjuhës shqipe përveç në nivel lokal, edhe në atë pushtetin qendror, si gjuhë që e flasin 20% e popullsisë së përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP