Në një aksion të policisë në Kosovës janë arrestuar sekretarë të degëve të Kryqit të Kuq serb

Pjesëtarë të Njësiteve speciale policore të Kosovës (ROSU) mbrëmë ka kryer bastisje në hapësirat e Komunës së Pejës dhe e kanë arrestuar sekretarin e degës lokale të Kryqit të Kuq të Serbisë, Momo Dashiq.

Paraprakisht janë arrestuar edhe sekretarët e Kryqit të Kuq serb edhe në Graçanicë dhe në Dragash, njofton RTS.

Policia në Graçanicë dhe Dragash i ka marrë vulat e Kryqit të Kuq dhe ka sekuestruar dokumente për familjet e rrezikuara sociale.

Nga policia e Kosovës deri më tani nuk ka sqarime për aksionin e mbrëmshëm. Megjithatë mediat e Kosovës pohojnë se në operacionin e madh të policisë janë arrestuar disa njerëz për spiunazhë.

“Kosovapress” duke iu referuar burimeve anonime nga policia, publikoi se në aksion është gjetur material që dëshmon në grumbullim ilegal të të dhënave personale në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP