Anketë: Shqiptarët janë më të kënaqur nga puna e Qeverisë së re sesa maqedonasit

Sipas rezultateve të anketave që janë realizuar nga televizioni Tellma dhe Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, që u publikua mbrëmë nga televizioni Tellma në emisionin “Top Tellma”, në pyetjen se “A jeni të kënaqur nga puna e Qeverisë me 100 ditët e para”, 58.9% e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht, 35% janë përgjigjur negativisht, ndërsa 6.2% nuk kanë dhënë përgjigje të përmbajtur, njofton Portalb.mk.

Bazuar në bazë etnike, kënaqësia më e madhe është nga shqiptarët në krahasim me maqedonasit. Në bllokun etnik maqedonas, ata që janë të kënaqur me punën e Qeverisë së re janë 14% pikë më lartë se ata që nuk janë të kënaqur.

Anketa ka treguar se te 38.5% e qytetarëve perceptimi është se Qeveria është e fokusuar në politikë të jashtme, të hyjë në BE dhe në NATO, problemin me emrin, ndërsa vetëm 7.7% konsiderojnë se është fokusuar në mbrojtje sociale, 3.2% në arsimim, 20% e qytetarëve janë fokusuar në fusha të tjera që përfshijnë shëndetësinë, gjyqësorin, investimet e jashtme, bujqësinë.

Përqindja më e lartë e të anketuarve konsiderojnë se Qeveria duhet të fokusohet në rritjen e vendeve të punës, madje 34.2%, ndërsa 18.4% në zhvillim ekonomik, a 10.4% konsiderojnë se duhet të jetë në shëndetësi dhe 7.4 në mbrojtje sociale. Politika e jashtme është në vendin e katërt 8.6%.

Në pyetjen se si qytetarët i perceptojnë zgjedhjet lokale, 60% nga të anketuarit konsiderojnë se ato janë vetëm zgjedhje lokale të rregullta, ndërsa 31.3% konsiderojnë se zgjedhjet e ardhshme paraqesin kontroll të rejtingut të partive dhe hyrje eventuale në zgjedhjet parlamentare.

Anketa ka treguar se prioritetet kryesore të cilat duhet të jenë në program të kryetarëve të komunave janë zhvillimi ekonomik, ku për këtë gjë janë shprehur- 33.8% qytetarë,  për planifikim urbanistik – 18,3% qytetarë, veprimtari komunale-10,2%, ambienti jetësor-9,5% e qytetarëve.

Në pyetjen se kush ndikon në zgjedhje personi apo partia, 47% e të anketuarve janë përgjigjur se për ta është i rëndësishëm kandidati d.m.th. personaliteti, arsimimi, përvoja dhe reputacioni, për 38.1% të qytetarëve është i rëndësishëm programi zgjedhor që e ofron partia, ndërsa vetëm 9.4% është e rëndësishme përkatësia partiake.

Anketa është realizuar në mënyrë telefonike nga “M Prospekt” nga 4 deri 11 shtator me 1005 anketues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button