Fetai: Vendimi për Kostovskin patjetër të shfuqizohet

Gjykata Supreme sot e mbaroi diskutimin për shfuqizimin e akuzës ndaj të akuzuarit të gjashtë të rastit “Puç“, Zvonko Kostovski, të cilin e ka iniciuar Prokuroria Speciale Publike (PSP). Megjithatë, ende nuk është zbuluar vendimi, njofton Portalb.mk.

PSP, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë e ka dorëzuar me arsyetimin se nuk mundet që të mbajë dënim i akuzuari i gjashtë në lëndë, i cili është dënuar si ndihmës i veprës, ndërkaq të mos japin përgjegjësi kryerësit eventual, të cilët me tërheqjen e akuzës për rastin “Puç“ nga ana e PSPS-së, tanimë nuk ndiqen për vepër penale. Përveç saj, PSP kërkoi revizion të vendimit për shkak, ashtu siç theksojnë, faktet kontradiktore në rastet “Puç“ dhe “Target”.

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas daljes nga Gjykata deklaroi se në rastin me marrëveshjen me Zconko Kostovskin, nuk ekziston vepër penale spiunim, për të cilën ai është dënuar. Fetai tha se nuk mundet dikush të dënohet për vjedhje, ndërkaq të mos dihet se çfarë ka vjedhur, por as se kujt i përket objekti që është vjedhur.

Gjykata Penale e Shkupit më 25 shkurt të vitit 2015 ka miratuar vendim për ish të punësuarin në DSK, Zvonko Kostovski, me arsyetimin se si person zyrtar në MPB në vitin 2010 në mënyrë të paligjshme e ka përdorur pajisjen e MPB-së për ndjekjen e komunikimeve dhe në të ka vendosur numra të politikanëve dhe personave të tjerë publik. Kostovski e ka nënshkruar marrëveshjen me Prokurorinë Themelore Publike dhe është pajtuar për mbajtjen e dënimit me burg prej 3 viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button