Të gjitha ministritë amerikane morën urdhër t’i largojnë produktet “Kasperski” prej kompjuterëve

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp i urdhëroi institucionet shtetërore që t’i mënjanojnë produktet softuerike të “Laboratorit Kasperski” prej sistemeve kompjuterike të veta, pasi që druhet se kjo kompani me seli në Moskë mund të jetë nën ndikimin e Kremlinit.

Ministria për Siguri të brendshme lëshoi direktiva ndaj të gjithë sektorëve të bëjnë regjistrimin e të gjitha produkteve të “Kasperski” në sistemet e tyre kompjuterike në afat prej 30 ditësh, të përpunojnë plane që t’i mënjanojnë në periudhë prej 60 ditësh dhe të ndërpriten në tërësi dhe t’i shfrytëzojnë për 90 ditë.

“Ministria është e brengosur për këto lidhje midis disa të punësuarve në “Kasperski” dhe zbulimit rus si dhe agjencive të tjera qeveritare, si dhe mundësinë të cilën e lejon legjislatura ruse të dërgojnë lutje ose të kërkojnë bashkëpunim prej “Kasperski” dhe t’i ndërpresin komunikimet të cilat në mënyrë transitore kalojnë përmes rrjeteve ruse”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme amerikane.

“Kompania “Laboratori Kasperski” më shumë herë ka mohuar se lidhet me cilëndo qeveri, duke pohuar se nuk ka për qëllim t’i ndihmojë cilësdo administratë të bëjë spiunim kibernetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP