Lipa publikoi datat e koncerteve (FOTO)

Dua Lipa i ka publikuar tashmë datat e koncerteve të turneut të saj, me titull “Dua Lipa: The Self-Titled Tour”.

Turneu ka për qëllim promovimin e albumit debutues të këngëtares, dhe do ta dërgojë atë në më shumë se 20 qytete të ndryshme të botës.

Koncerti i parë besohet se do të zërë vend në Brighton të Anglisë më 5 tetor, ndërsa turneu do të përfundojë më 17 shkurt të vitit të ardhshëm në Seattle të SHBA-së.

Në këtë projekt madhor të muzikës, Dua, do të shoqërohet edhe nga ylli Bruno Mars dhe grupi “Coldplay”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP