Banorët e Shkupit akoma presin vazhdimin e bulevardit “Kristijan Todorovski – Karposh“

Premtim: Në drejtim të lehtësimit të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit, Qyteti i Shkupit do të përpunojë dokument teknik për vazhdimin e bulevardit “Kristijan Todorovski Karposh” nga stacioni dhe do të lidh këtë trafik vital me qarkoren. Me çka do të ketë një zgjidhje të re në komunikacion dhe alternativë e re për banorët e komunave Çari dhe Butel. (Vlera e investimit: 200 milion denarë. Afati: viti 2016)

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Shkupit dhe i Komunës së Butelit, Koce Trajanovskit dhe Petre Latinovski në vitin 2013 kanë premtuar aktivitete rreth ndërtimit të bulevardit “Kristijan Todorovski – Karposh” në Komunën e Butelit edhe atë nga nënkalimi, ku edhe përfundon dhe nis rruga “Cetinska”, deri të qarkorja rreth Shkupit. Aktivitetet janë duke u realizuar, edhe pse investuesi, Qytetit i Shkupit pranon se punimet janë duke u realizuar me vonesë, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në programin parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Shkupit Koce Trajanovki, premtimi (faqe 54) është më konkret për dallim nga premtimi (faqe 45) i kolegut të tij partiak, kryetari të Komunës së Butelit, Petre Latinovski. Më saktë, Trajanovski gjatë përpunimit të dokumentacionit, premton se do të lidh këtë trafik të gjallë me qarkoeren, me çka do të ketë një zgjidhje të re në trafik dhe alternativ të re për për banorët e komunave Çari dhe Butel.  Kjo është shumë normale nëse merret parasysh se rrugët kryesore në Shkup janë nën kompetencat e qytetit, përderisa komunat lëshojnë miratim urban dhe dokumente të tjera.

Në Llogaridhënien e Latinovskit, faqe 41 përmendet vetëm se në vitin 2016 ka vazhduar me zgjerimin dhe depërtimin në bulevardin “Kristijan Todorovski – Karposh”:

Vazhdon ndërtimi (faza e parë) e bulevardit të ri, gjegjësisht vazhdimin e pjesës së re në bulevardin “Kristijan Todorovski Karposh” nga Butel 2 deri të viadukti i madh i qarkores së Shkupit. (Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupi)

Fundja, të dy kryetarët e janë promovuar këtë projekt para opinionit në prill të vitit 2014 gjë për të cilën dëshmojnë një pjesë e akrivave medatike.

Ndërtimi i këtij bulevardi, në të vërtetë ka filluar me zgjerimin e atij ekzistues edhe atë prej udhëkryqit me bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina”, deri te udhëkryqi me rrugën “Natanail Kuçevishki” (te pazari në Butel), që në mbarim të vitit 2015. Qyteti për zgjerim dhe për të gjithë punët me gjatësi prej 1000 metrave për këtë fazë është dashur që të ndajë rreth 2,6 milion denarë, dhe rreth 1,6 milion euro për pastrimin e pengesave pronësore-private për ndërtim. Por, në pajtim me kushtet atmosferike – ardhja e stinës së dimrit, pasi që ky hap, me siguri, është e një natyre marketingu për qytetin dhe për komunat e Kryetarit dhe Butelit, sepse aktivitetet filluan disa muaj më vonë, në prill 2016

E gjithë procedura, sipas mediumeve, do të duhej që të zgjas 13 muaj për mbarimin e aktiviteteve ndërtuese në kërë fazë të parë, do me thënë deri në maj të vitit 2017. Më pas, shtrirja e re e bulevardit do të duhet të vazhdojë në drejtim të lidhjes edhe me qarkoren e Shkupit, gjë që paraqet fazën e dytë të këtij projekti.

Segmenti i parë i fazës së parë mund që të thuhet së është duke u realizuar, edhe pse punët janë duke u zhvilluar me vonesë, këtë e pranon edhe vet Trajanovsk. Këtë e konstatojnë edhe mediumet, ndërsa njëra prej arsyeve është se bëhet fjalë për prishjen e bulevardit dhe ndërtimin e një bulevardi tërësisht rë ri, dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë rikonstruktimi vetëm i atyre ekzistues. Ashtu shprehet kryetari Trajanovski në deklaratën e dhënë për media së fundmi. Aj në atë deklaratë përmend se në ndërkohë ka pasur edhe protesta nga një pjesë e banorëve të cilët kalojë përgjatë shtrirjes së bulevardit, sepse u janë uzurpuar vendparkimet para vendbanimeve të tyre.

Asfaltimi praktikisht ka filluar në korrik të vitit (2017), ndërsa ditën e fundit të muajit gusht edhe Trajanovski edhe kryetari Latinovski kanë kryer ekspertizën e punëve.

Sipas verifikimit të informacioneve nga Komuna e Butelit, qyteti i Shkupit, si dhe një pjesë e mediumeve, mund që të konstatojmë se premtimi – projekti për zgjerimin dhe ndërtimin e bulevardit “Kristijan Todorovski – Karposh”, është duke u realizuar, me vonesë të madhe, edhe pse aktivitetet fillestare kanë filluar në vitin 2012, praktikisht një vit para premtimit të dhënë nga Trajanovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button