Lojërat Olimpike në Paris dhe në Los Anxhelos

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (KNO) ka vendosur që Lojërat Olimpike Verore në vitin 2024 të organizohen në Paris, ndërsa pas katër vitesh, praa në vitin 2028, organizator do të jetë Los Anxhelos, transmeton REL.

Ky vendim u bë mbrëmë në mbledhjen e mbajtur në kryeqytetin Lima në Peru, dhe është hera e parë që dy vendime për mbajtje të olimpiadave të merren në të njejtën kohë. Kjo e reflekton faktin se Los Anxhelosi dhe Parisi ishin ofertuesit e vetëm seriozë për organzimin e këtyre garave.

Katër qytete të tjera janë tërhequr nga kandidatura, për shkak të shqetësimeve për çmimin e këtij manifestimi dhe natyrës komplekse të organizimit.

Fillimisht, Parisi dhe Los Anxhelosi kishin konkurruar për lojërat e vitit 2024, por Los Anxhelosi u pajtua që të pranoj organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2028.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button