Plenkoviq në takim me liderët e partive për shkak të krizës në raportet me Slloveninë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq i thirri sot pasdite në mbledhje urgjente liderët e partive politike, temë e së cilit do të jenë raportet e ashpërsuara mes Sllovenisë dhe Kroacisë, kumtoi Qeveria e Zagrebit.

Gjithashtu, për sot është caktuar edhe seancë e jashtëzakonshme e Komisionit parlamentar slloven për mbrojtje, kushtuar “përgatitjes së ushtrisë që ta zbatojë aktvendimin arbitrazh për kufirin me Kroacinë”, e cila do të mbahet me kërkesë së kryetarit të Komisionit, Zhan Mahniq, i cili është deputet nga partia më e madhe opozitare SDS.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) Mateja Erçul.

Kryeministri slloven Miro Cerar ka kërkuar disa herë deri më tani që seanca të anulohet, duke e vlerësuar temën si “tërësisht irelevante”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button