138 portierë “viktima” të Messit, mposhtet edhe Buffon

Gianluiggi Buffon u bë viktima e radhës e Lionel Messit. Në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve, argjentinasi më në fund arriti të thyejë portierin italian pas 315 minutash me një dygolësh duke e çuar në 138 numrin e portierëve, të cilët kanë marrë ndëshkimin e 30-vjeçarit që vazhdon të pasurojë statistikat e tij, shkruan Top Channel.

Në fakt, me dy golat e shënuar ndaj “Zonjës së Vjetër”, Lionel Messi e çoi në 96 numrin e golave të shënuar në 116 ndeshje të Ligës së Kampioneve duke regjistruar një mesatare prej 0.83 golash për ndeshje. Nga këto, 59 gola Messi i ka shënuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 të tjerët në fazat e eliminimit direkt.

Për sa i përket fillimit të këtij sezoni, Messi po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme; 6 ndeshje dhe 8 gola. në total argjentinasi ka 515 gola në 589 ndeshje me Barcelonën dhe 573 në 709 ndeshje të zhvilluara gjithsej në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP