MPJ: Mbështetje e qartë për Qeverinë e re reformuese nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore

Agjenda e përmbushur dyditore e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në Londër rezultoi me porosi pozitive të mbështetjes për proceset reformuese të Qeverisë, ndërsa me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes dy vendeve Maqedonia e konfirmoi përcaktimin e saj për anëtarësim në NATO dhe BE, informon MPJ.

“Përmes takimeve të shumta të delegacionit Maqedonisë me aktorë të rëndësishëm politik të Mbretërisë së Bashkuar, Maqedonia mori mirënjohje për orientimin e drejtë të vendit, mes të cilëve nga ministri për Evropë, ser Alan Dankan, anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Dhomës së epërme të Parlamentit, si dhe nga  ministri ‘nën hije’ i laburistëve për Mbrojtje dhe Punë të Jashtme dhe komonvelt, Fabian Hamilton”, thekson MPJ-ja në kumtesë.

Ministri Dimitrov, gjithashtu, ka realizuar takim edhe me përfaqësuesit e diasporës së Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Maqedonisë në Londër me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button