Antonio Guteresh: Myslimanët Rohinxhi po përballen me situatë katastrofale humanitare

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi sot se myslimanët Rohinxhi, në Mjanmar, po përballen me gjendje katastrofale humanitare.

Guteresh ka thënë se sulmet që forcat e sigurisë të Mjanmarit po i kryejnë ndaj fshatrave të myslimanëve Rohinxhi janë “tërësisht të papranueshme”.

Sekretari i ppërgjithshëm Guteresh ka kërkuar nga autoritetet në Jangun “menjëherë të ndërpritet aksioni ushtarak”.

Armata e Mjanmarit i hedhë poshtë akuzat nga komuniteti ndërkombëtar dhe pohon se aksioni ushtarak është kahëzuar vetëm drejt “terroristëvw” siç i quajnë myslimanët Rohinxhi.

Forcat e armatës pohojnë se popullata civile nuk është cak i sulmeve.

Rreth 380 mijë Rohinxhi, ikën në Bangladeshin fqinj prej fillimit të dhunës, që filloi më 25 gusht, pas vrasjes së 12 policëve të Mjanmarit, për çka akuzohen militantët Rohinxhi.

Vëzhgues ndërkombëtar, si dhe gazetarë të cilët ndodhen në rajon, pohojnë se ushtria e Mjanmarit dhe militantët budistë po u hakmerren fshatarëve, duke ua djegur shtëpitë dhe duke ua shkatërruar fshatrat, në insistim për të parandaluar kthimin e tyre në Mjanmar.

Opinioni ndërkombëtar po kryen presion ndaj nobelistes Aun San Su Çi, e cila faktikisht e kryeson vendin, pas tërheqjes së huntës ushtarake, por ajo tani për tani foli vetëm njëherë duke mos i pranuar akuzat për qeverinë në Jangun.

Rihinxhët janë myslimanë të cilët nuk kanë shtet të vetin dhe në Mjanmar ata jetojnë me dekada, me status të papranuar të pakicës apo bashkësisë fetare, sepse autoritetet e Mjanmarit insistojnë se bëhet fjalë për refugjatë të cilët ilegalisht kanë populluar vendin, i cili në përqindje të madhe është budist.

Autoritetet në Mjanmar nuk lejojnë Rohinxhët ta shfrytëzojnë atë emër dhe kërkojnë rpej tyre të quhen bengalezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP