LSDM: Kryetarët e inkriminuar të VMRO-DPMNE-së do të mposhten në zgjedhjet lokale

Kryetarët e inkriminuar të VMRO-DPMNE-së janë mbrojtja e fundit e regjimit të Gruevskit që qytetarët i mposhtën më 11 dhjetor, të njejtën do ta bëjnë edhe në zgjedhjet lokale, kumton sot Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së.

“Kandidaturat e reja të kryetarëve të vjetër të cilët me sukses e kanë ndjekur shembullin e Gruevskit për qeverisje kriminale dhe shaktërruese, edhe njëherë vërtetuan se partia VMRO-DPMNE është thellë e zhytur në krim dhe ende nuk mund të lirohet nga kthetrat e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski janë kryetarë hajna tipik nga VMRO-DPMNE të cilët punojnë si dorë e zgjatur e shefit të tyre Nikolla Gruevski dhe që nuk kujdesen për qytetarët, por thjeshtë për interesat e tyre korruptive. E arritura më e madhe e Trajkovskit është që me urdhër të Gruevskit dhe Janakievskit në shenjë hakmarrje dhe kudnër ligjit ka rënuar objekte, ashtu siç thoshte Gruevski “me dinamit”.

Trajanovski do të mbahet mend si shkatërrues më i madh i gjelbërimit të qytetit dhe drunjëve në Shkup si dhe plotësues i dëshirave të Nikolla Gruevskit. Qeverisja e papërgjegshme dhe shkatërruese e Trajanovskit e ka lënë Shkupin në ajër të ndotur, hapësirë jo të shëndetshmë mjedisi, kaos urbanistik dhe në komunikacion, përderisa njëkohësisht shpezonte miliona euro, para të popullit, për plazhe të rreme të qytetit, palma dhe rrota panoramike, vetëm për ti plotësuar dëshirat dhe apetitet kriminale të shefit të tij Nikolla Gruevski.

Qytetarët e njohin mirë punën e ndershme, transparente dhe të përgjegjshme të LSDM dhe për atë në zgjedhjet lokale oferta e ndershme e kandidatëve dhe programi i LSDM-së do të merr mbështetjen më të madhe nga votuesit. Qytetarët do të zgjedhin qeverisje të re lokale të udhëhequr nga LSDM e cila do të punon në interes të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP