Zbulohet e vërteta: uji nuk bën mrekulli për lëkurën!

Oh, yjet! Ah, sekretet e tyre të bukurisë! Uh, dietat! Shumica e të famshmeve kanë zbuluar detaje nga rutina estetike personale, dhe për çdo pyetje, përgjigja në shumicën e rasteve është një: uji. Helen Mirren nuk ka shumë rrudha sepse konsumon tonelata me ujë. Fytyra e Beyonce-s është aq perfekte sepse pi shumë ujë. Shkëlqimi i Jennifer Lopez vjen vetëm nga uji. Me pak fjalë, nëse keni akne, rrudha apo lëkurë të lodhur, formula e famshme e H2O-së do të bëjë mrekullira. Epo, ja që ky na qenka asgjë më tepër se sa një tjetër mit, shkruan Bordo.al.

Sipas dermatologes Mona Gohara, konsumimi pafund i ujit nuk do të sjellë asgjë të jashtëzakonshme për sipërfaqen e trupit në tërësi. “Është e vërtetë që hidratimi do të bëjë të dukeni pak më mirë se normalja, por kjo nuk do të thotë që uji do të përshkojë menjëherënporet tuaja për të shëruae aknet apo për të eleminuar rrudhat”, ka shpjeguar Gohara. Ajo tregon se dehidratimi nuk sjell benefite, ndërsa konsumimi i ujit bën që barriera e lëkurës të funksionojë më mirë. “Megjithatë, kjo nuk do të thotë që sapo të konsumoni ujë do të ndjeheni po aq të freskëta e me shkëlqim si modelet. Thjesht, do të dukeni pak më të shëndetshme”, ka deklaruar Mona. Sipas saj, realiteti qendron ndryshe kur vjen puna tek yjet, pasi këto të fundit janë detyruar të heqin dorë nga lëndët e dëmshme, vetëm për hir të një lëkure të shëndetshme. Me pak fjalë, jo çdo fjalë e tyre është e vërtetë…!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button